Tiranë, 25 prill 2014 – Në dosjen denoncuese kundrejt Gjin Gjonit publikuar nga ILKDP, në fund të saj, është dhe një detaj ku mediat pothuajse nuk janë ndalur: ai i një numri të madh udhëtimesh jashtë shtetit, por pa u saktësuar se brenda ç`periudhe. Konkretisht, është fjala për pikën 17 në dosje: Burim financiar i dyshimtë për shpenzimet e padeklaruara për 109 dhe 127 hyrje–daljet nga territori i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht i subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, shpenzime të cilat nga të dhënat paraprake dyshohet të jenë rreth 250.000 Euro.
Dhe me këtë të dhëna, pa llogaritur shpenzimet, shtrohet pyetja nëse Gjin Gjoni punon e jeton në Shqipëri, jashtë saj apo në qiej?!
/gazeta “Dita”/





