Tiranë, 25 prill 2014 – Replika në distancë mes Shkëlzen Berishës, djalit t ëish kryeministrit Berisha dhe deputetit socialist Taulant Balla. Shkëlzeni ka postuar foton ku shfaqet Taulant Balla duke parë një ndeshje në Spanjë.

“Rrogëtari hallexhi Taulant Balla duke përfaqësuar zgjedhësit e varfër dhe të papunë të Librazhdit në Spanjë në ndeshjen Real Madrid – Bayern”,– thotë Shkëlzen Berisha duke treguar këtë foto që shikoni më poshtë. 

Reagimi ka ardhur edhe nga Balla. Ai hodhi një akuzë nga Parlamenti lidhur me shpenzime luksoze nga kampi i djathtë. Balla përmendi djalin e ish kryeministrit, kur tha se “Shkëlzen Berisha, me bashkëshorten e tij, ka shkuar me pushime në hotelin më luksoz të botës që gjendet në ishujt Maldive”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/