E premte, 25 prill 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Letër Kodhelit, SHISH: Drogë me avion në Gjadër”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Padia 200 mijë euro, Gjykata e Lartë kthen hetimin për videon intime të Inis Gjonit

–   Zbardhen replikat mes Berishës dhe Kokëdhimës në Kuvend

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “SHISH, letra e plotë: Trafik droge në bazën e Gjadrit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Enveri, amerikanëve: Na jepni ish-ministrat

–   Taulant Balla: Ndeshjen Real – Bajern e ndoqa edhe me deputetë të PD

–   Berisha dhe Kokëdhima, debati i plotë në parlament

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Debatet në Kuvend, Koço Kokëdhima: Krimet e Sali Berishës me pasuritë e shqiptarëve”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Protesta, ish i burgosuri tenton të vetëdigjet

–   Debatet në Kuvend, votohet hetimi i pasurisë dhe ndarja territoriale. Ngrihet komisioni hetimor për trafikun e drogës

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Ismail Kadare: Ja çfarë i mungon historisë së Dhora Lekës”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Kontratat noteriale për të cilën akuzohet gjyqtari Gjin Gjoni

–   Specializimet te mjekësia, konkursi si provimet e shtetit

–   Ansar: Drejtësia të hetojë për Argita Berishën, gati të dëshmoj

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Ngrin katër vjet paga minimale. Qeveria angazhohet të mos bëjë rritje, për të ndihmuar biznesin fason”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Zhbllokohet reforma administrative

–   Rama në Vatikan, audiencë me Papa Françeskun

–   Zafar Ansar: Gati të dëshmoj në gjyq kundër Argita Berishës

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “15 kopilat. Ekskluzive: Si u bënë miliarderë për 3 muaj 15 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë:

–   Këshilltari i kryeprokurorit Llalla: Biznesmeni që akuzon vajzën e Berishës të vijë në Prokurori

–   Bedri Blloshmi: Janë zbuluar eshtrat e 14 të pushkatuarve

–   Gjykatës fluturues: Gjini dhe e shoqja, 236 hyrje-dalje nga Shqipëria (!)

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Befasia e maratonës në Kuvend. Berisha i thotë “Po” komisionit hetimor për drogën”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Ish i përndjekuri tenton vetëdjegien: Nuk blej dot as ilaçet për vajzën

–   Liqeni "zbulon" kundratankun e atentatit të Farkës

–   Gjoni: Njerëz me pushtet duan të  gllabërojnë biznesin e gruas sime

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Mazhoranca shkrin spiunazhin e ushtrisë, doli jashtë kontrollit të NATO, përgjoi deputetët e PS, kërkoi flori për Sali Berishën”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Rikthehet Zafar Ansar, kërkon të dëshmojë në prokurori për korrupsionin e familjes Berisha dhe rryshfetin e Argitës

–   17 akuza për Adriatik Llallën, mazhoranca relacion kryeprokurorit për abuzimet me detyrën

–   Mazhoranca shtyn deri në qershor reformën territoriale, miraton komisionin hetimor për drogën në ushtri

–   Topalli-Subashi kërkojnë hetimin e pasurisë së Lulzim Bashës, deklaroi 700 milion lekë të pajustifikuara

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Kuvend, sherrnajë Berisha- Kokëdhima. Deputeti i PS: Ti shkatërrove Shqipërinë, je një kriminel”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Papa Françesku pret Edi dhe Linda Ramën në Selinë e Shenjtë

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/