24 prill 2014 – Toka është e rrezikuar nga asteroidët, më tepër nga sa mendohej më parë. 

Televangjelisti Pat Robertson thotë se njëri nga trupat hapësinorë, që mund të hyjë në atmosferën e Tokës, mund të sjellë “apokalipsin” e profetizuar. Ai ka shkruar një libër, të titulluar “Fundi i Kohës” i cili flet për një asteroid që godet tokën. 

“Nuk shoh ndonjë gjë tjetër që përmbush fjalën profetike të Krishtit, sesa një asteroid”, tha ai në emisionin “ABC Family”. 

Robertson theksoi se graviteti i Jupiterit i shtyn shumicën e shkëmbinjve të mëdhenj hapësinorë larg prej nesh. Por gjatë njërës prej këtyre ditëve, shpërthimi mund të ndodhë. Pau! Ai ka bërë thirrje që të bëhemi gati dhe “t’i bashkohemi Zotit”. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/