Paraguaj, 24 prill 2014 – Prindërit e një 18 vjeçari paraplegjik, i paaftë të flasë apo të ecë dhe me zhvillim të rëndë mendor, e kishin mbyllur të birin në një kafaz, por autoritetet i kanë urdhëruar ta lirojnë.
Policia ka marrë një denoncim anonim lidhur me kushtet në të cilat ndodhej 18 vjeçari . Gjithsesi, policia ka konstatuar se adoleshenti Richard Valdez, qëndronte në një kafaz prej hekuri por ishte i larë dhe i veshur normalisht.
Prindërit e 18 vjeçarit mohojnë se e kanë keqtrajtuar atë dhe janë justifikuar për veprimin e tyre me faktin se nuk kishin para t’i blinin një karrike me rrota dhe e mbyllin në kafaz, gjatë kohës që ishin në punë.
Prindërit e Valdez punonin si bujq në zonën ku banonin dhe jetonin në kushte të vështira ekonomike. Gjykata ia ka besuar 18 vjeçarin shërbimeve sanitare lokale.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





