24 prill 2014 – Meshkujt në marrëdhënie seksuale nuk dorëzohen asnjëherë, as përpara dhimbjeve të forta fizike. Një studim kanadez i drejtuar nga Jeffery Mogil i McGill University në Montreal shpjegon arsyet, duke treguar se edhe përballë një dhimbje shkatërruese meshkujt nuk i thonë kurrë jo seksit, ndërsa femrat refuzojnë edhe përballë një dhimbje të lehtë. Shkencëtarët zhvilluan disa eksperimente lidhur me dëshirën seksuale, ku u vu re se femrat tërhiqeshin për shkak të mungesës së vetëbesimit dhe prej frikës. Theksohet gjithashtu se për meshkujt aktiviteti seksual rezulton tejet i kënaqshëm, madje iu zvogëlon edhe dhimbjet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/