SHBA, 24 prill 2014 – 19 vjeçarja amerikane Dallas Archer, nga Kingsport, në qytetin e Tennessee, u arrestua nga policia pasi po i jepte makinës pa patentë.
Mirëpo policia nuk dyshoi se ajo mund të fshihte diçka, kështu që e dërgua direkt në ambientet e paraburgimit. Por sapo mbërriti në ambientet e tij, vajza iu nënshtrua kontrollit të imtësishëm, ku nga ana e agjenteve iu gjet një send i fortë në mesin e këmbëve.
Për të parë më qartë se për çfarë bëhej fjalë, 19 vjeçarja u detyrua të zhvishej, ku në brendësi të vaginës së saj u gjet e fshehur një mini-revolver i kalibrit 22.
Arma e fshehur në organin gjenital të 19 vjeçares rezultonte e vjedhur që prej vitit 2013.





