24 prill 2014 – Është një pyetje që shumë çifte duan ta dinë, e në fakt askush nuk e di përgjigjen.

Mirëpo, tani një mjek kryesor i shëndetit seksual ka pranuar se një çift, mesatarisht, mund të kryejë marrëdhënie seksuale dy deri tri herë gjatë javës.

Por, shumë meshkuj nuk janë në gjendje për të kënaqur partnerët e tyre, ka pranuar mjeku Harry Fisch.

45 përqind e orgazmës së meshkujve kryhet brenda dy minutash, kohë kjo shumë e shkurtwr për arritjen e kwnaqwsisw tek shumica e femrave.

Një gruaje, mesatarisht, i duhet pesë deri në shtatë minuta për të arritur deri tek orgazma.

Një burrë mesatarisht ka deri në 11 ereksione në ditë, mirëpo shumë çifte me kalimin e viteve, kanë një jetë më të varfër seksuale.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/