Itali, 24 prill 2014 – Drejtoria e hetimeve antimafia e Romës, në bashkëpunim me karabinierinë e kryeqytetit italian, çoi për ndjekje penale 37 persona, për trafik e shpërndarje droge, armëmbajtje pa leje, pastrim parash të përfituara nga trafiku i drogës etj. Në këtë operacion të koduar me emrin“Bestia” (Bisha) u arrestua edhe shqiptari Ylli Merkaj, i datëlindjes 1986.
Hetimet për këtë operacion antimafia filluan në pranverën e vitit 2011 nga karabinieria italiane.
/gje. th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





