24 prill 2014 – Roberto Cavalli ka ndërtuar një perandori të vërtetë në modë, por moshën nuk mund ta ndalë. 73 vitet që mban mbi supe dallohen lehtë, sidomos kur ka në krah të dashurën e tij Lina Nilson tepër të re në moshë, 20 vjeç.

Çifti është fotografuar së bashku në Miami, këtë të mërkurë me trupat e tyre të nxirë nga rrezet e diellit. 

Roberto Cavalli ka ndikim të madh në botën e modës dhe artit. Emra të njohur vishen me markën e tij, dhe përveç tyre dhe vetë çifti ka veshur rroba banjo të dizenjuara nga Cavalli. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/