Itali, 24 prill 2014 – Fotoja ku duken Hoze Murinjo, Frank Lampard dhe Hernan Crespo janë përdorur si alibi në procesin gjyqësor që po zhvillohet për vrasjen e Carmine Amoruso, ngjarje kjo e ndodhur më 5 mars 2006 në Mugnano (Napoli).
Sipas dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Andrea Parolisi dhe Antonio Pica, Rito Calzone, ish anëtar i klanit mafioz Di Lauro e që më pas kaloi me një klan tjetër mafioz, ditën e vrasjes ishte me Cesare Pagano, i konsideruar urdhëruesi i vrasjes dhe i dënuar në shkallën e parë me burgim të përjetshëm.
Por vërtetësia e thënieve të të penduarve është hedhur poshtë nga kjo foto e publikuar në të përditshmen napoletane `Il Roma´. Në foto duken Rito Calzone, Carmine Amato dhe Carmine Pagano (edhe ata kryetarë të klanit mafioz) në një hotel në Barcelonë, në shoqëri të lojtarëve dhe trajnerit të skuadrës së Çelsit, Hoze Murinjo, që në 7 mars 2006 luanin ndaj Barcelonës në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Kampioneve.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





