Itali, 24 prill 2014 – Ka zgjatur vetëm një vit martesa mes Valeria Marinit dhe biznesmenit  Giovanni Cottone.

Revista italiane “Chi” e ka zbuluar faktin në numrin e saj të së mërkurës, ku konfirmon se aktorja 46-vjeçare dhe sipërmarrësi 56 vjeç i kanë firmosur letrat e divorcit dhe në muajin maj do të paraqiten në seanca e parë gjyqësore.

Revista është e njëjta e cila pati eskluzivitetin e publikimit të ceremonisë martesore të Marinit, më 5 maj të 2013-s.

Mbeten mister motivet e ndarjes së çiftit, që fill pas dasmës vështirë se mund t’i shihje bashkë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/