Itali, 24 prill 2014– Karabinieria e qytezës së Orta Di Atela-s, afër Napolit, arrestoi të martën Allaman Trocën, 36 vjeç, per vjedhje me dhunë në një banesë. Vjedhja për të cilën akuzohet Troca ka ndodhur mbrëmjen e 9 dhjetorit të vitit 2012. Shqiptari dyshohet se ka vjedhur në banesën e një familjeje italiane bizhuteri të florinjta, pajisjeve elektroshtëpiake dhe të një veture.

Gjatë kontrollit të banesës së Trocës, karabinierët sekuestruan edhe 6 ton naftë të vjedhur si edhe një celular të vjedhur në një banesë një javë para arrestimit.

Allamani ka një listë të gjatë precedentësh penalë për vjedhje me thyerje dhe grabitje me dhunë. Një akuzë tjetër e rëndë ndaj tij është përdhunimi i një vajze 10 vjeçare në qytetezën e Mondragone-s (afër Napolit) në vitin 2006.

Falë avokatëve ndër më të mirët dhe më të shtrenjtit në Napoli, Allamani u dënua vetëm 5 vjet dhe 10 muaj për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura në rrethana rënduese. Pasi doli nga burgu ai vazhdoi “karrierën” me vjedhje dhe grabitje, profesion ky që iu  ndërpre vetëm nga prangat e karabinierëve 2 ditë më parë.

/gje. th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/