Belgjikë, 24 prill 2014 – Mediat belge bashkohen njëzëri për çështjen Januzaj. Pak orë pas vendimit të mesfushorit për t’i dhënë fund enigmës për kombëtaren që do të përfaqësojë, mediat online dhe ato të shkruara e cilësojnë vendimin e 19-vjeçarit si më të mirin që ai mund të bënte në këtë situatë.

Sipas tyre, Januzaj që bëri një zgjedhje inteligjente, bëri një zgjedhje me zemër dhe logjikë të ftohtë. E prditshmja “Lesoir” e hap versionin e saj sportiv me titullin: Januzaj ka zgjedhur “Djajtë”. Kjo gazetë çel gjithashtu edhe një sondazh nëse talenti duhet të bashkohet me skuadrën e Wilmots për të udhëtuar në Brazil?

Ndërkohë, për “Lanouvellegazette.be”, lajmi i afrimit të Januzajt me Belgjikën është pozitiv. “Lavenir.net” thellohet edhe më shumë në vendimin e marrë nga Januzaj, duke theksuar se bëhet fjalë për një veprim të ndikuar nga ndjenjat dhe logjika e ftohtë pasi në kombëtaren e Belgjikës, mesfushori i Man. United ka një te ardhme të madhe përpara.

Edhe e përditshmja “Demorgen.be” e shikon bashkimin e Januzajt me kombëtaren e Belgjikës si një element ekstra në organikën e trajhnerit Mark Ëilmots, i cili ka më shumë alternativa për mesfushën e tij.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/