24 prill 2014 – Quhet dieta Portfolio dhe ka filluar të përdoret mjaft gjatë viteve 2000. E shpikur nga doktori kanadez Pr. Jenkins, kjo lloj diete ka pasur për objektiv personat që vuanin nga një sasi e lartë kolesteroli. Më vonë u ‘përqafua” edhe nga masa më të gjera.

Dieta ka në thelb përzgjedhjen e ushqimeve që nuk përmbajnë kolesterol duke preferuar më tepër ato që përmbajnë fibra, perimet, peshkun dhe mishin pa yndyrë. Për të dhënë rezultate sa më të mira, ashtu si çdo lloj diete duhet të alternohet edhe me ushtrime fizike.

Avantazhet dhe disavantazhet e dietës

Me shumë se për të rënë ne peshë kjo lloj diete ndihmon në uljen e kolesterolit. Pas studimeve që janë kryer është vënë re se ata që kishin ndjekur dietën Portfolio e kishin pakësuar me 20% sasinë e kolesterolit të keq. I vetmi disavantazh mund të jetë problemi me kolitin, por që mund të kalohet duke konsumuar sa më shumë ujë.

agjencia e lajmeve “Dyrrah”/