E enjte, 24 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Paditet gjyqtari. Gjin Gjoni fshehu 2 milion euro pasuri”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Urdhri për mësuesit. Të paraqiten faturat e paguar të dritave tek drejtori

–   Ministri Tahiri e Naço përplasen për masat e dënimit

–   Fullani: Politika e banka nuk ndikon tek kreditimi

–   Basha me sindikatat, protesta dhe revolta

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Fshehja e pasurisë. Padia: Gjyqtari xhiroi 2 mln euro. Lista e plotë. Prokuroria transaksionet e dyshimta të Gjin Gjonit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Akuza për trafik droge flluskë sapuni. Flet ish komandanti i Gjadrit

–   Zbardhet letra e Nishanit për Kodhelin. Pse e refuzoi Zaimin

–   Majko pyeti në kuvend , ku i gjejnë paratë që shohin Bajernin. Taulant Balla ndjek Real-Bajern, foto në gazetën kryesore në Spanjë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Legalizime, ALUIZNI, tapi për 300 pallate”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Gjin Gjoni fshehu 3 miliardë leke pasuri

–   Zyrtaret e korruptuar, Llalla: Vjet asnjë denoncim

–   Ambasadoret, pro reformës territoriale

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Kallëzimi nga ILDKP. Vila 1029m². Gjin Gjoni zbulohet “thesari” 2 milion euro. Botojmë listën e plotë e 18 lëvizje parash të dyshimta të gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij. “Pasuria është e gruas sime”. Misteri i katër kompanive dhe i huasë për një gjerman”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Reforma territoriale. Nëse nuk miratohet në qershor shtyhet për në 2019

–   Artan Llame. Legalizimet e ndërtimeve mbi 5 kate janë bllokuar

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Llalla heshti për milionat e Gjonit”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Prokuroria pajisje përgjimi me qera

–   Ambasadorët: OK me reformën territorial

–   Struktura e re hapen, konkurset për zjarrfikës

–   Shkodër, ekzekutim me snajper për gjakmarrje

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Kush do ta gjykojë Gjinin?”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Drama e familjes durrsake Luzi, një baba dhe 3 fëmijë që akuzojnë policinë se u shkatërroi jetën

–   Bamir Topi: Qeveria është vonuar shumë, po vijon statuskuoja e Berishës

–   Bojkot dhe akuza. Çfarë po ndodh në Universitetin e Mjekësisë

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Ja kush rrezikon. Bllokim legalizimesh në Tiranë, 80 mijë ndërtime jashtë procesit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Padia e ILDKP: Gjykatësi Gjoni, 2 mln € pasuri të pajustifikuara

–   Kryeprokurori: Nuk kemi para, pajisjet e përgjimit i marrim me qira

–   Ndarja territoriale. OSBE: S’është mirë që një pjesë e politikës të ngelet jashtë reformës

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Rikthehet në skenë grabitja e shekullit, të majtët kërkojnë hapjen e hetimeve për Lulzim Bashën, vodhi 230 milion euro”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Tre deputetë kontroll zyrave të Visho Likës, në sitë përgjimet, emërimet e të inkriminuarve dhe informacionet e qeverisë

–   Mblidhet grupi anti-Basha, Rusmaili dhe Hoxha takim me të pakënaqurit, PD drejt ndarjes në dy parti

–   Fshehu 3 miliard lekë dhe aksionet në kompani, ILDKP çon në prokurori gjyqtarin Gjin Gjoni

–   Pas amerikanëve, OSBE mbështet projektin e USAID për reformën territoriale, të gjithë ndërkombëtarët kundër PD

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Intervistë ekskluzive për “Koha Jonë” e deputetit çam, ku sqaron situatën politike dhe problemet në koalicionin opozitar. Kërkohet kryetari i PDIU-së, Idrizi! Dashamir Tahiri bën thirrje për të gjetur kryetarin e partisë së tij”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Hidhen në erë ndërtimet pa leje në ishujt e Ksamilit

–   ILDKP, kallëzim penal gjyqtarit. Gjin Gjoni: Kjo është farsë politike

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/