Tiranë, 24 prill 2014 – Ka pasur dhe aromë shqiptare gjysmëfinalja e djeshme e "Champions League", ku Reali i Madridit doli fitues përballë gjermanëve të Bajernit të Mynihut. Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe prezantuesja e njohur Xhemi Shehu janë fotografuar mbrëmë në stadiumin "Santiago Bernabeu" të shoqëruar nga bashkëshortët e tyre. Fotografia është publikuar dje nga gazeta kryesore sportive në Spanjë "Marca".

"Bukuritë e të dy ekipeve", është diçitura e fotos përkatëse ku dy vajzat shqiptare, Xhemi Shehu, tifoze e madrilenëve dhe bashkëshortja e Ballës, "pro" gjermanëve kanë bërë tifo për ekipet e zemrës. 

Vetëm pak ditë më parë, kolegu socialist i deputetit Balla, Pandeli Majko shtroi pyetjen në komisionin e ligjeve:Me këto rroga, ku i gjejnë paratë që shohin Bajernin?".

Në atë rast, Majko u referohej disa gjyqtarëve shqiptarë, që kishte ndeshur në avion, të cilët ishin nisur drejt Gjermanisë për të ndjekur në stadium një ndeshje të ekipit të tyre të preferuar.

agjencia e lajmeve “Dyrrah”/