Rusi, 23 prill 2014 – Një fotografi i ka kushtuar jetën një adoleshenteje ruse, që kërkonte të shkrepte një foto të paharueshme. Xenia Ignatyeva gjeti vdekjen duke rënë nga një urë e lartë 30 metra, pasi tentoi të vetëfotografohej. Këtë herë ishte pikërishtmania që ka pushtuar njerëzit në mbarë botën, “selfie-t e famshme” që shkaktuan tragjedinë.

Vajza ruse 17 vjeçare u zvarrit në një urë nën të cilën hekurudha në Shën Petërburg duke menduar se do të realizonte një fotografi spektakolare, por fatkeqësisht humbi kontrollin dhe vdiq kur u përplas me tokën.

Pavarësisht tentativave për ta shpëtuar, 17 vjeçarja kishte gjetur vdekjen e menjëhershme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/