Tiranë, 23 prill 2014 – Ishte kthyer në tmerrin e qytetarëve të Tiranës, sepse u rrëmbente telefonat njerëzve nga dora nën kërcënimin e një thike. Operacioni policor “Seriozi” ka prangosur Bledi Panajotin, një emër i njohur ky për forcat e rendit, sepse edhe më parë ishte dënuar për vjedhje. 26 vjeçari, sipas policisë, akuzohet për vjedhjen me dhunë të 14 shtetasve, të cilëve u kishte marrë aparatët celularë. Të gjithë vjedhjet janë kryer në 4 muaj e parë të këtij viti. Në cilësinë e provës materiale 26 vjeçarit Panajoti iu sekuestruan një thikë, të cilën ky shtetas e përdorte për të kryer këto vjedhje, si dhe disa aparate telefoni celular të dyshuar si të vjedhur.
Në videon e mëposhtme shihen momentet kur Panajoti është prangosur nga policia.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





