FOTO ILUSTRUESE
Durrës, 23 prill 2014 – Mesditën e një dite më parë, ndërsa po kthehej në shtëpi, një 60 vjeçare nga Durrësi është përballur me një “surprizë” aspak të këndshme. Një i ri i është afruar 60 vjeçares K.Sh. dhe në mënyrë të rrufeshme i ka tërhequr varësen e florinjtë që mbante në qafë, e ka këputur atë dhe është larguar me të shpejtë nga vendngjarja.
60 vjeçarja ka mbetur e shokuar për disa momente dhe i është dashur kohë të mbledhë veten. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12.00, në lagjen nr.6 të qytetit bregdetar.
E ndodhur përballë këtij fakti, 60 vjeçarja ka bërë denoncimin përkatës në polici si dhe u ka dhënë policëve disa karakteristika fizike të personit të panjohur që i shkuli varësen nga qafa. Mësohet se personi që ka sulmuar dhe vjedhur 60 vjeçaren nuk ka qenë i maskuar.
Bazuar mbi denoncimin e zonjës policia e Durrësit ka nisur hetimin për ngjarjen dhe po punon për identifikimin e hajdutit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





