Tiranë, 23 prill 2014 – Ministri i pushtetit vendor Bled Çuçi, në një takim që zhvilloi me ambasadorët e vendeve të OSBE, të cilët mbështesin financiarisht reformën administrativo-territoriale, tha se do t’i shkohet deri në fund me ose pa opozitën.

Ai dhe ambasadori i OSBE, Rauning thanë se kjo është reformë territoriale dhe jo elektorale.

Ministri i Pushtetit Vendor, Bled Çuçi, shpreh vendosmërinë e mazhorancës për ta kryer atë në dy muaj.

Nga ana e tij ambasadori Rauning,  shkurtazi tha se reforma administrativo-territoriale është e domosdoshme për vendin.  

Ky ishte takimi i dytë i ministrit Çuçi me ambasadorët lidhur me reformën territoriale, të mbështetur financiarisht nga disa vende anëtare të OSBE. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/