Greqi, 23 prill 2014 – Ekspertët shqiptarë morën sot në dorëzim zemrën e Ilia Karelit, në Athinë. Një prokuror shqiptar dhe një ekspert i mjekësisë ligjore udhëtuan një ditë më parë drejt kryeqytetit grek, për të tërhequr prej andej zemrën dhe disa inde të lëkurës së Ilia Karelit, shqiptarit që u keqtrajtua për vdekje në burgun e Nigritas, në Greqi.
Kërkesa për tërheqjen e zemrës dhe indeve të lëkurës së 42-vjeçarit, Ilia Kareli u bë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, dhe pasi të mbërrijë në Shqipëri do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së shqiptarit të torturuar dhe do t’iu shërbejë hetimeve për çështjen. Ekspertiza mjeko-ligjore greke nxori se Kareli vuante nga një sëmundje e hershme në zemër, e cila ndikoi në vdekjen e tij nga dhuna.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





