SHBA, 23 prill 2014– Në filmin ''Under the Skin'', Scarlett Johansson luan rolin e një jashtëtokësoreje, e cila i josh meshkujt dhe më pas ''e thith'' jetën nga ata. Në disa skena, ajo është dashur të zhvishet e tëra, duke qenë se, sipas skenarit, trupi i saj i zhveshur është një armë e fuqishme. ''Jam tmerruar kur e kam shikuar filmin për herë të parë, sepse nuk e kam ditur se si do të shfrytëzoheshin skenat lakuriqe'', ka thënë aktorja. Kjo është hera e parë që 29-vjeçarja zhvishet e tëra për nevojat e një filmi.

Ndërkohë Twitter-i po “vlon” nga publikimi i dy fotove nudo të aktores që vijnë nga filmi i saj i fundit. Në njërën nga fotot e filtruara, Johansson shfaqet para një pasqyre duke u parë dhe në tjetrën në profil. Edhe disa vite më parë u publikuan disa foto personale të saj nudo, por aty shihej vetëm pjesa e pasme e trupit.  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/