SHBA, 23 prill 2014 – Verën e vitit të kaluar, Kitten, Brynn dhe Doll Rinj Young bashkuan jetët e tyre në martesë. Tre vajzat u martuan së bashku në Massachussetts dhe tashmë janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Kitten është vajza që do të lindë beben.
“Ne vendosëm, që unë do të isha ajo, që do të mbaja beben, sepse unë dëshiroj, që të jem nënë me kohë të plotë”, – tha Kitten.
Ngjizja e fëmijës është bërë me fekondim artificial me donator të panjohur. Massachussetts është një nga shtetet e para që legalizoi martesat e sekseve të njëjtë në vitin 2004.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





