23 prill 2014 – Ja cilat janë katër ushqimet që lënë njolla në dhëmbë:
Vera e kuqe – Vera njihet për njollat që lë në rroba dhe e njëjta gjë vlen edhe për dhëmbët, falë disa elementëve dominues që lënë gjurmë.
Kafeja – Kafeja nuk u bën dëm dhëmbëve por lë disa njolla vërtetë të dukshme. Për të reduktuar në maksimum këtë rrezik atëherë kafesë hidhini pak qumësht, pasi zbutet ngjyra e errët.
Pijet me gaz – Acidet që përmbajnë këto pije çojnë në zverdhjen e dhëmbëve. Kjo ndodh edhe me pijet me ngjyre të çelët të cilat kanë gjithashtu efekte negative.
Karamelet dhe ëmbëlsirat – Nëse ëmbëlsira juaj e preferuar apo karamelet e preferuara i ndryshojnë ngjyrën gjuhës, e njëjta gjë ndodh edhe me dhëmbët falë ngjyruesve që përmbajnë. E rëndësishme është që të mos teprohet në mënyrë që të evitohen në maksimum njollat e padëshiruara.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





