Durrës, 22 prill 2014 – Në harkun kohor të 24 orëve të fundit 4 femra nga rrethi i Durrësit janë dhunuar nga bashkëshortët e tyre. Policia e Durrësit njofton se ka plotësuar Kërkesë-Padinë për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme për 4 gra që janë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshortët :

-Një shtetase 30-vjeçare, banuese ne Durrës, është dhunuar nga bashkëshorti i saj, shtetasi G.P., 31 vjeç

-Një shtetase 32-vjeçare, banuese në Durrës, është dhunuar nga ish bashkëshorti i saj shtetasi A.T., 40 vjeç

-Një shtetase 51-vjeçare, banuese në Durrës, është dhunuar nga bashkëshorti i saj shtetasi Th.M., 54 vjeç

-Një shtetase 53-vjeçare, banuese ne Krujë, është dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i saj shtetasi I.G.

Ndërkohë, me akuzën “Dhunë në familje”, policia e Durrësit ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit T.C., 24 vjeç, banues në Sukth, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim bashkëjetuesja, shtetasja M.P., 23 vjeçe, e cila ka deklaruar se është dhunuar fizikisht e psikologjikisht në mënyrë sistematike nga ky shtetas.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/