Durrës, 22 prill 2014 – Hajduti që ka arritur t’i marrë portofolin në makinë një 43 vjeçari nga Durrësi është treguar mjaft i “zgjuar” duke mos shkaktuar as thyerjen e xhamit të makinës dhe as dëmtimin e dyerve të mjetit.
Vjedhja e portofolit ka habitur si 43 vjeçarin E.M., ashtu dhe efektivët e rendit që po hetojnë mbi këtë rast. Ka qenë ora 07.30 e mëngjesit të së hënës, kur 43 vjeçari E.M. ka konstatuar vjedhjen e portofolit të tij nga automjeti tip Volsvagen, me targa DR 8876 E, që ishte parkuar afër shtëpisë së tij në lagjen nr. 11. Krahas dokumenteve identifikuese, qytetarit i janë marrë edhe 400 eurot që kishte brenda në portofol.
Pas denoncimit të bërë në komisariat, policia ka nisur hetimin mbi këtë rast, për më tepër që vjedhja ka qenë mjaft e sofistikuar. Hajduti ka përdorur një teknikë vjedhje, të cilën efektivët e rendit nuk kanë arritur ende ta zbardhin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





