Tiranë, 22 prill 2014 – Opozita ka braktisur paraditen e sotme mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Pak pas nisjes së mbledhjes, deputetët e opozitës kanë kërkuar që në komision të merret edhe opinioni i institucioneve ndërkombëtare për ILDKP-në. Nwnkryetari i kwtij komisioni, Oerd Bylykbashi tha se po cënohen kompetencat e presidentit dhe kërkoi nga shumica të tërheqë pr/ligjin i cili i heq kompetencën presidentit për të propozuar kreun e ILDKP.

“Kërkoni që të kapni ILDKP-në për të justifikuar 3 mijë eurot që deklaron Kryeministri”,- tha deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.

Por, kreu i komisionit deputeti socialistm Fatmir Xhafaj tha se në fakt ajo që ka frikë është opozita, që deri dje ishte në pushtet. 

“Keni frikë se dalin 300 milionët që keni vjedhur ju”,-tha Xhafaj.

Sipas ndryshimeve të bëra në ligj, kreun e ILDKP-së do ta propozojë Kuvendi dhe jo më Presidenti, siç ka ndodhur deri tani.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/