Spanjë, 21 prill 2014 – Michael Schumacher vazhdon të qëndrojë në koma pas aksidentit të ndodhur më 29 dhjetor ndërsa bënte ski. Por në një kohë që tifozët presin përmirësimin e shtatë herë kampionit të botës, nga Spanja vjen një lajm me të vërtetë i çuditshëm.

Në një gjykatë në Sevilja, është depozituar një denoncim në dëm të Schumacher, i cili sipas akuzës ka aksidentuar një person kur ndodhej me pushime në Spanjë. Sipas mediave spanjolle ngjarja ka ndodhur 40 ditë përpara se ai të aksidentohej. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/