Australi, 21 prill 2014 – Një banore e qytetit Lismore, në perëndim te Australisë ka përjetuar një përvojë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo grua me emrin Marion Dawson, ka fotografuar një re, në të cilen shfaqen te gjitha aspektet e ngjashme të vëllait të saj të ndjerë, Gerry Wells.

Fotografia është marrë sipër qytetit te vogël të Ocean Shore (rreth 4000 banorë), në New South Wales. Në atë kohë, më 9 janar 2012, vëllai i saj ende nuk kishte vdekur. Ai kishte shkuar për të vizituar familjen e tij. Ai ishte ne avion mes Brisbane dhe Sydney, kur reja me format e fytyrës së tij u shfaq në qiell.

Disa ditë më vonë, më 24 janar, Gerry Wells vdiq nga një atak në zemër. Ai sa ishte gjallë, kurrë nuk e kishte parë këtë foto, edhe pse ishte publikuar nga Northern Star, më 11 janar, para vdekjes së tij.

Gjatë funeralit të tij, familja e shpërndau këtë foto te të pranishmit. Znj Dawson deklaroi se e kishte kapur një frikë e madhe, kur kuptoi ngjashmërinë. Më e çuditshme është fakti se në kohën e shkrepjes së kësaj foto, i ndjeri fluturonte në vendin e tij me avion.

Koinçidencë e thjeshtë?

 (Explore Univers)