Durrës, 21 prill 2014 – Rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm, një automjet tip Skoda, me targa AA 563 GH në pronësi të një 43 vjeçari, banor i po kësaj lagjeje, ka marrë flakët duke u dëmtuar gati tërësisht.
Për shkak të orës së vonë të natës, ndërhyrja për shuarjen e flakëve është bërë me vonesë, duke bërë që automjeti të pësojë dëme të shumta. Paraprakisht policia dyshon se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, megjithëse nuk përjashton mundësinë që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.
Një ngjarje e ngjashme u regjistrua në qytetin e Durrësit në datë 10 mars. Një automjet, që prej vitesh qëndronte i parkuar në bulevardin “Dyrrah”, u përfshi nga flakët gjatë orëve të pasdites. Edhe në atë rast policia tha se bëhej fjalë për një ngjarje aksidentale.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





