Itali, 21 prill 2014 – Dashuria t’i merr mendtë, por nganjëherë t’i merr më shumë nga ç’duhet. Kjo është ajo çfarë i ka ndodhur një biznesmeni nga veriu i Italisë, i cili kishte në zotërim një agjenci funebër.
Kohë më parë njihet në chat me një femër, shkëmbejnë mesazhe, batuta dhe mesa duket dashuria lind mes tyre. Por kjo dashuri duket pak e çuditshme, sepse e ka shtyrë biznesmenin që të përdorë foton e të dashurës si logo të stampuar në arkivolet e agjencisë së tij.
Madje “dashuria” shkon edhe më tej. Përgatit për të dashurën një arkivol të bardhë, të zbukuruar me kristale. Me pak fjalë një “super dhuratë”.
Pas kësaj, 50 vjeçarja nga qyteti i Lukës në Itali nis terapinë për t’u kuruar nga dëmtimet psikologjike të shkaktuara nga kjo lidhje. Ndërsa biznesmeni është denoncuar për përndjekje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





