Itali, 21 prill 2014 – Në spitalin “Confortini” të Veronës vjedhja e bicikletave dhe e benzinës nga serbatorët e motorçikletave ishte bërë një gjë e zakonshme.  Pikërisht për këtë arsye policia kishte rritur mbikqyrjen në ambjentet e jashtme të spitalit. Telekamerat kishin filmuar një të ri, që ishte specializuar për vjedhje biçikletash.

Identifikimi i hajdutit të biçikletave u krye edhe në sajë të bluzës, që mbante veshur, ku ishte pikturuar një peshkaqen i madh në sfond të kuq. Kur Altini, do të vidhte biçikletën e radhës, ishte pikërisht peshkaqeni i bluzës, që tërhoqi vëmendjen e policëve. Sapo Altini po dilte nga porta e spitalit (ne foton poshte)duke ngarë biçikletën e vjedhur, ndërhyri skuadra e lëvizshme e policisë dhe e arrestoi në kushtet e flagrancës.

Nga kontrollet në data base-in e policisë rezultoi se Altin Kazazi, 27 vjeç kishte një sërë precedentësh penalë, për rrahje, plagosje të lehtë, ngarje automjeti pa patentë si edhe për vjedhje biçikletash, i arrestuar për këtë vepër penale në korrik të vitit 2013.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/