Dashi

Dëshira për të arritur sa më shpejt një objektiv mund të jetë një nga arsyet që nuk arrini dot të jeni konkurrentë. Fusha sentimentale është nën pushtetin e një Hëne agresive, por pozitive për ju.

 

Demi

Shumë lidhje apo raporte ndërpersonale mund të ndjejnë “konsumin” e kohës, prandaj  bëni mirë t’i ripërtërini ndoshta duke i parë nga një këndvështrim tjetër. Ditë interesante në një udhëtim të shkurtër.

 

Binjakët

Mund të guxoni pak më shumë për të arritur aty që të dëshironi dhe mos harroni që “audentes fortuna iuvat” (fati ndihmon guximtarët).  Hëna  është një orbitë shumë të favorshme për të dashuruarit.

 

Gaforrja

Keni mbetur paksa prapa me angazhimet tuaja për sa i takon aktivitetit të përditshëm, por sot nuk ju këshillohet aspak të ktheni kokën prapa, por të mendoni më shumë për sektorin e ndjenjave.

 

Luani

Nën ndikimin e Afërditës dhe Jupiterit parashikohet një ditë e pasur me takime, propozime e impenjime në planin e raporteve ndërpersonale. E rëndësishme për ju është se në horizont duket një dashuri e re.

 

Virgjëresha

Edhe pse është Afërdita ajo që duket se ju “përkëdhel”, nuk jeni tipa për të qëndruar mënjanë, prandaj ju pret një ditë mjaft aktive, e trazuar dhe interesante në të njëjtën kohë.

 

Peshorja

Transiti i Hënës në shenjë është në përgjithësi i favorshëm për ju, ndonëse kontrasti i Marsit mund të sjellë ndonjë të papritur. Do të jeni në qendër të vëmendjes në një ambient festiv.

 

Akrepi

Afërdita në shenjë sot është mjaft pozitive dhe do t’ju mbështesë në zgjidhjen e një problemi personal, por ajo që ka rëndësi është se dita do të jetë shumë e këndshme e plot takime interesante.

 

Shigjetari

Dita e sotme  nën shenjën e yjeve pozitivë do të jetë një rast i mirë (pas shumë peripecish) për të rimarrë në dorë frenat e raporteve tuaja me partnerin dhe të rishikoni me tjetër sy rrugën e ndjekur deri tani.

 

Bricjapi

Mërkuri vërtet që mund t’ju ngatërrojë idetë, por nga ana tjetër stimulon edhe pasionet tuaja, çka bën që të kaloni një mbrëmje të “zjarrtë” me partnerin. Kujdes mos e teproni me shpenzime pa vend.

 

Ujori

Sot, një takim aq i pritur me dikë nga ju do të mund të realizohet me ndihmën e një miku, por ju takon ju t’i tregoni se sa i rëndësishëm jeni. Një sëmundje stine mund t’jua prishë ditën.

 

Peshqit

 

Duket se tensionet e mosmarrëveshjet e ditëve të shkuara kanë rënë ndjeshëm dhe Marsi që e bënte të paqëndrueshëm situatën nuk ka më atë ndikim. Kaq mjafton për të kaluar një ditë përgjithësisht të qetë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/