Durrës, 20 prill 2014– Laçi u tendos maksimalisht ndaj Teutës, sfidë që vendos përfundimisht kahjen e objektivave të kurbinasve. Fitorja i mban në garë bardhezinjtë e Nicës për një vend në Kupat e Europës, ndërsa çdo rezultat tjetër do të komplikonte gjithçka.
Motivimi në kampin bardhezi, sikurse e tregoi edhe fusha e blertë, ishte maksimal, ndërsa edhe e kaluara në sfidat me durrsakët në vitet e fundit fliste në favorin e kurbinasve. Për të tretën herë përballeshin në të njëjta kushte me “djemtë e detit”, të cilët ishin mbi ta në tabelën e klasifikimit dhe, ashtu si në dy rastet e mëparshme, kurbinasit kanë marrë fitoren dhe kanë parakaluar Teutën në tabelën e renditjes.
Nica dhe të tijtë i janë falur golit të Nimanit, shkodranit të rikthyer në formacion pas dëmtimit, i cili ka nxjerrë në dritë fitoren e munguar, që erdhi pas tri humbjeve dhe një barazimi radhazi.
Teuta vijon të mos e kapërdijë dot një transfertë si ajo kurbinase, një “tabu” për të. Me disfatën e kësaj të diele, skuadra durrsake rrezikon të mbetet jashtë Europës. Ajo nuk e superoi dot me sukses të ashtuquajturën “finale e Europës” me një rival direkt për këtë objektiv. Fati i keq i durrsakëve ishin mungesat e rëndësishme në një ndeshje delikate, teksa kishin udhëtuar drejt Kurbinit pa Rizvanin, Da Silvën, Hodon dhe Dostin. Por edhe mbrojtësi Osmani nuk ishte në formën më të mirë sportive.
Kategoria Superiore, java e 29-të
LAÇI-TEUTA 1-0
Golat: Nimani 35′
Gjyqtarë: E.Jorgji, R.Preca, E.Ganxhi
PARTIZANI-KUKËSI 1-0
Golat: Memelli 30′
Gjyqtarë: B.Pashaj, M.Dervishi, R.Cokaj
SKËNDERBEU-BESA 1-0
Golat: Pejic 54′
Gjyqtarë: K.Meta, E.Doda, R.Avdo
BYLISI-TIRANA (0-3 në tavolinë)
LUSHNJA-FLAMURTARI 2-3
Golat: Gjoni 40′, Mihani 85′ / Abilaliaj 3′, A.Shehaj 22′, Lena 75′
Gjyqtarë: K.Cjapi, I.Tartari, O.Grabova
KASTRIOTI-VLLAZNIA 2-4
Golat: Doku 23′, Caca 66′ (11-m)/ Kruja 8′, Tafili 43′, Shtubina 58′, Bushiç 82′
Gjyqtarë: L.Jemini, E.Barushi, D.Myftari
Katër javët e fundit të Superiores
JAVA 30
|
26/04/14 |
TEUTA |
– |
SKËNDERBEU |
|---|---|---|---|
|
KUKËSI |
– |
LAÇI |
|
|
PARTIZANI |
– |
KASTRIOTI |
|
|
BESA |
– |
LUSHNJA |
|
|
FLAMURTARI |
– |
BYLIS |
|
|
TIRANA |
– |
VLLAZNIA |
JAVA 31
|
30/04/14 |
SKËNDERBEU |
– |
KUKËSI |
|
LAÇI |
– |
PARTIZANI |
|
|
LUSHNJA |
– |
TEUTA |
|
|
BYLIS |
– |
BESA |
|
|
VLLAZNIA |
– |
FLAMURTARI |
|
|
KASTRIOTI |
– |
TIRANA |
JAVA 32
|
03/05/14 |
PARTIZANI |
– |
SKËNDERBEU |
|
LAÇI |
– |
KASTRIOTI |
|
|
KUKËSI |
– |
LUSHNJA |
|
|
TEUTA |
– |
BYLIS |
|
|
BESA |
– |
VLLAZNIA |
|
|
FLAMURTARI |
TIRANA |
JAVA 33
|
10/05/14 |
SKËNDERBEU |
LAÇI |
|
|
LUSHNJA |
– |
PARTIZANI |
|
|
BYLIS |
– |
KUKËSI |
|
|
VLLAZNIA |
– |
TEUTA |
|
|
TIRANA |
– |
BESA |
|
|
KASTRIOTI |
– |
FLAMURTARI |
|
Ekipi |
Ndeshje |
F |
B |
H |
SH |
P |
Pike |
|
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
|
1 |
Skënderbeu Korçë |
29 |
17 |
6 |
6 |
45 |
24 |
57 |
|
2 |
Kukësi |
29 |
14 |
7 |
8 |
35 |
29 |
49 |
|
3 |
Partizani Tirana |
29 |
13 |
8 |
8 |
27 |
20 |
47 |
|
4 |
Laçi |
29 |
13 |
5 |
11 |
30 |
26 |
44 |
|
5 |
Teuta Durrës |
29 |
10 |
12 |
7 |
36 |
33 |
42 |
|
6 |
Flamurtari Vlorë |
29 |
12 |
8 |
9 |
37 |
36 |
41 |
|
7 |
Vllaznia Shkodër |
29 |
11 |
8 |
10 |
39 |
31 |
41 |
|
8 |
Tirana |
29 |
11 |
7 |
11 |
26 |
26 |
40 |
|
9 |
Besa Kavajë |
29 |
9 |
8 |
12 |
28 |
29 |
35 |
|
10 |
Kastrioti Krujë |
29 |
8 |
5 |
16 |
23 |
33 |
29 |
|
11 |
Lushnja |
29 |
7 |
5 |
17 |
29 |
46 |
26 |
|
12 |
Bylis Ballsh |
29 |
5 |
9 |
15 |
20 |
42 |
24 |





