Angli, 20 prill 2014 – Një modele ambicioze po planifikon të abortojë fëmijën e saj, për t’u bërë pjesë e reality show britanik “Big Brother”.

Britanikja 24-vjeçare, që është katërmuajshe e gjysmë, tha se “në këtë kohë, vitin tjetër, nuk do të kem një bebe. Do të jem bërë e famshme”.

Josie Cunningham, nxiti reagime të forta me deklaratën e saj. Ajo pretendon të fillojë një karrierë në televizion. Cunningham thotë për Daily Mail se aborti do t’i jepte një shtysë karrierës së saj.

“Vitin tjetër do të jem e famshme, do të ngas një Range Rover rozë dhe do të blej një shtëpi të madhe. Asgjë s’do të më pengojë”, u shpreh ajo.

Kohë më parë, ajo shpenzoi 5000 paund për të zmadhuar gjoksin, ndërkohë që mendohet se ajo ka mbetur shtazënë gjatë kohës kur punonte si prostitutë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/