SHBA, 20 prill 2014 – Takon të ëmën pas 19 vitesh, falë rrjeteve sociale Facebook e Tuitter. Kjo është ajo çfarë i ka ndodhur një vajze amerikane, që 10 ditë më parë, pas festës së ditëlindjes së saj të 19-të, shkroi në rrjetet sociale se donte të takonte gruan që e kishte sjellë në jetë. Ajo u bëri apel miqve të saj që t’i bënin Share mesazhit ku kishte vënë një foto të saj dhe kishte shkruar:
“Quhem Hannah, kam lindur më 12 prill 1995, në spitalin Des Moines, Iowa. Nëna ime ishte vetëm 15 vjeçe në atë kohë. Me siguri frekuentonte vitin e parë të shkollës së mesme. I them faleminderit që më solli në jetë. Dua ta takoj për ta falenderuar”.
Brenda pak orësh mesazhi i saj është shpërndarë nga mijëra persona dhe fatmirësisht, 3 ditë më vonë, vajza mori që një telefonatë që vinte pikërisht nga nëna e saj. Nicole Reinier i ka rrëfyer të bijës detaje nga lindja e saj, që vetëm ajo mund t’i dinte. Njëkohësisht nënë e bijë kanë zbuluar se kishin shumë të përbashkëta.
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe prindërit adoptivë të Hannah, Nicole, që është e racës së bardhë, i ka premtuar të bijës se do t’i prezantonte edhe babain e saj natyral dhe se do t’i qëndronin pranë vajzës në të ardhmen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





