Tiranë, 20 prill 2014 – Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, pedagogu dhe studiuesi i njohur Koçi Petriti. Liriku i njohur u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.  Koçi Petriti lindi më 1941 në Korçë ndërsa studimet e larta i kreu në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua për gjuhë dhe letërsi.

Më 1993 u emërua Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku punoi më pas edhe si pedagog i jashtëm. Ndër veprat e tij më të njohura janë: “ Lirikat e majit”, “Përsëri në udhë”, “ Poezia shqipe”, “Në poetikën e Martin Camajt”,  “Albumi i lirikave”, etj. Koçi Petriti ishte i njohur edhe për tekstet e këngëve në festivalet e Radiotelevizionit Shqiptar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/