SHBA, 20 prill 2014 – Një mësues është vënë re, ndërsa po kryente marrëdhënie seksuale me një nxënësin e tij në klasë nga një tjetër koleg. Rasti është denoncuar në polici, ndërkohë që në pranga ka përfunduar mësuesi 27 vjeçar Leon Chang, që jepte mësim në një lice në Kaliforni, SHBA.
Një tjetër student i ka thënë një televizioni lokal se mësuesi i ndaluar ishte mjaft popullor në shkollë. Mësohet se nxënësi me të cilin është kapur në flagrancë 27 vjeçari Chang ishte në vitin e fundit të studimeve. Sipas policisë, lidhje mes të dyve vijonte prej disa muajsh. Për momentin shkolla në fjalë e ka pushuar nga puna mësuesin pa të drejtë page.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





