Itali, 20 prill 2014 – Gabriel Garko është një nga aktorët më të njohur jo vetëm në Itali, por edhe në vendin tonë, përmes serialeve televizive të shfaqura në ekranet shqiptare. Një nga rolet më të fundit të Garko-s në televizionin italian është ai i Rodolfo Valentino-s, një donzhuani latin.

Seritë e këtij seriali po shfaqen në stacionin televiziv, Canale 5. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave të shumtë të Garko-s këtë herë është fakti se ai shfaqet krejtësisht nudo në një skenë të filmit.

Kjo skenë lakuriqësie është ndaluar dhe nuk ka dalë në transmetim në Canale 5, duke krijuar kështu shumë polemika edhe në rrjetet sociale. Shumë nga fansat e aktorit, nga njëra anë, kanë kërkuar dhe dashur të shikojnë tërësisht të zhveshur aktorin e tyre të preferuar, ndërsa nga ana tjetër, vetë regjisori i Mediaset, Alessio Inturri, nuk i ka pranuar këto skena duke i quajtur joetike dhe ligjërisht të ndaluara.

Më poshtë do të gjeni fotot në të cilat aktori i njohur italian, Gabriel Garko shfaqet tërësisht i zhveshur, foto këto të realizuara nën rolin e Rodolfo Valentino-s.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/