Kinë, 20 prill 2014 – Për të tretën herë rradhazi, Mercedes rendit dy pilotët e saj në dy vendet e para të podiumit të Formula 1. Edhe në cirkuitin e Shangait Hamilton ka triumfuar, i pasuar nga shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg.

Ashtu si në Malajzi dhe Bahrein, edhe në Shangai, Mercedes ka treguar se është një hap para skuderive të tjera të Formula 1.

Vendi i tretë është zënë nga ferraristi Fernando Alonso, protagonist i një nisjeje shumë të mirë. Ky është vendi i parë në podium për këtë sezon për Ferrari-n.

Pas Alonso-s është renditur Red Bull-i i spanjollit Ricciardo, i pasuar nga shoku i skuadrës Sebastian Vettel. Ndërkohë Raikkonen e ka mbyllur garën në vendin e 11-të.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/