Itali, 20 prill 2014 – Një tërmet i manjitudës 3.7 ballë e shkallës Rihter është ndjerë në qytetin italian të Peruxhës, mbrëmjen e së shtunës.
Instituti kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka bërë të ditur se lëkundja sizmike ka ndodhur në një thellësi prej 8.4 km.
Deri tani nuk sinjalizohen dëme materiale, por mediat italianë bëjnë të ditur se dhjetëra telefonata janë bërë nga qytetarët e provincave ku u regjistrua lëkundja sizmike.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





