Tiranë, 20 prill 2014 – Në të gjithë vendin besimtarët ortodoksë dhe katolikë kremtuan Pashkën. Në orët e vona të së shtunës deri pas mesnate, besimtarët ortodoksë në Tiranë u mblodhën në Katedralen Ngjallja ku Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos udhëhoqi meshën në këtë ngjarje të shënuar për besimtarët.

Janullatos uroi për më shumë dashuri paqe dhe harmoni, duke u shprehur se ngjallja e Krishtit rrezaton dritë dhe shkëlqim.
"Uroj me gjithë zemër, të kremtojmë Pashkën me frymë përpjekjeje të ripërtërirë, për një shoqëri solidariteti dhe përgjegjësie të përbashkët. Kjo ditë të na fuqizojë besimin tonë të Krishti të na udhëheqë besim reciprok. Vëllezër e motra Krishti u ngjall! Gëzuar!" përfundoi Janullatos.

Ndërsa besimtarët katolikë kremtuan Pashkët në katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku mesha u kryesua nga Kryepeshkvi Rrok Mirdita i cili u shpreh se, “Në shoqëritë tona nuk mungojnë dhimbjet, vuajtja e të pafajshmëve, por kujtohuni se i rinjgjalluri thotë sot mos kini frikë”,“Festojmë sot fitoren e zotit. i themi çdo burri dhe çdo gruaje mos kini frikë. Krishti i ringjallur i mbushtë me shpresë jetët e gjithë secilit”.

Edhe ne Durres besimtare te shumte ortodokse dhe katolike ju drejtuan kishave respektive per te kremtuar Pashket.

Besimtare te shumte kishin mbushur kishen e Shen Astit dhe Shen Palit ne oret e vona te nates. Pasi ndoqen meshen e organizuar me kete rast, besimtaret shkembyen me njeri tjetrin urime per kete feste mjaft te rendesishme te kalendarit ortodoks.

Nderkohe edhe besimtaret katolike ne Durres ndoqen meshen e organizuar ne kishen e Shen Domenikut dhe shkembyen me njeri-tjetrin mesazhet per me shume paqe, harmoni dhe dashuri mes tyre. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/