E dielë, 20 prill 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Ndryshon skema, pensionet, rritja në 2015”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Droga: PS-LSI kërkesë për komision hetimor. PD: Avionë me kokainë
– Dokumenti anglez në ’44, Çurçill dhe Stalini harruan Shqipërinë kur ndanë Ballkanin
– Reforma e qeverisjes vendore, jo vetëm territoriale
– Shpërthim në shtëpinë e biznesmenit, S’kam konflikt
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Legalizimet, Rama: Hipotekë dhe shtëpive në tokën e shtetit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Vizita, Rama takohet me Françeskun në Vatikan
– Shqipëria thellon bashkëpunimin ekonomik me Shqipërinë
– Akuzat për FA, PS e LSI kërkesë për komision hetimor
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Gjin floriri që s’është i vetmi”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Servet Pëllumbi: Ç’po ndodh me dyshen Basha-Berisha brenda PD dhe si e shoh aleancën Ps-LSI
– Fundi tragjik i polakut që zbuloi naftën shqiptare
– Facebook Spy: Dasma Ristani-Zazo dhe sekreti përvëlues i Valbano Selimllarit
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Skënder Gjinushi: Avionët me drogë I solli Berisha dhe Imami, baltosja e ushtrisë strategji për t’i shpëtuar drejtësisë për 21 janarin dhe korrupsionin”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Shtohen ethet për kreun e bashkisë së Tiranës në PS, Rama i dyzuar midis Veliajt dhe Tahirit, ja prapaskenat
– Akuzat për drogën, bllokimi i rezolutës dhe reformës territorial, strategjia e opozitës për bllokimin e statusit dhe rrëzimin e Edi Ramës
– Droga në ushtri, PS-LSI komision hetimor për akuzat e fabrikuara nga Visho Lika, Bujar Nishani, Adriatik Llalla dhe Sali Berisha
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Qeveria turret prapë tek ish-ministri Imami”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Rama në Korçë legalizon për Pashkët
– Lista e legalizimeve në Qarkun e Korçës
– Gazmend Oketa: Asnjë rast nuk tregon seriozitet për luftën kundër korrupsionit
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





