Itali, 19 prill 2014– 20 vjeçarja italiane, Rosaria Aprea, pjesëmarrëse në konkurset e bukurisë në Itali është rrahur sërish nga ish partneri i saj, 27 vjeçari Antonio Caliendo.

Megjithëse Gjykata i kishte ndaluar 27 vjeçarit t’i afrohej ish-partneres së tij, ai nuk e ka zbatuar vendimin duke ushtruar dhunë fizike ndaj bukuroshes dhe duke e kërcënuar me anë të sms-ve.

Pas këtij veprimi, karabinierët italianë e kanë ndaluar të riun, i cili është vënë në arrest shtëpie, madje i është vendosur edhe “byrzylyku” elektronik.  

20 vjeçarja e kishte denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj nga ana e partnerit edhe në media, por ishte shprehur gjithahstu se ishte e gatshme ta falte të dashurin xheloz.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/