19 prill 2014 – Aktori shqiptar me famë botërore Nik Xhelilaj është vlerësuar me çmimin “Aktori më i mirë” dhe filmi ku ai është protagonist ka marrë çmimin special të jurisë në Houston të SHBA.
Vlerësimi ka ardhur për rolin e tij në filmin “Seven Lucky Good” gjatë ceremonisë së festivalit të filmit “WorldFest-Houston International Film Festival, i cili mbahet çdo vit në muajin prill.
Ky është një film i prodhuesit britanik me origjinë nga Pakistani Jamil Dehlavi, i cili i ka paraqitur projektet e tij në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit. “Seven Lucky Good” mori çmimin “Filmi më i mirë” edhe në “Tirana International Film Festival” nëntorin e kaluar.
Xhelilaj tanimë një emër i njohur edhe në Turqi, falë roleve të tij në serialet turke, ka filluar karrierën e tij ndërkombëtare me rolin në filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”. Ai është fitues i mjaft çmimeve në festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





