19 prill 2014 – Një fustan i punuar nga 78 mijë copa floriri, i rëndë 3 kilogram, është blerë nga tetë persona raporton Agjencia e Lajmeve Anadol.
Fustani prej ari kushton rreth 300 mijë lira turke ose 150 mijë euro.
Ata që kanë organizuar punimin e këtij fustani kanë menduar se nuk do të ketë interesim për të, por deri më tani ka shkuar shitja shumë mirë.
"Deri më tani kemi shitur tetë copë, kemi të porositura akoma edhe disa tjera", sqaron stilisti dhe prodhuesi i fustanit, Ahmet Atakan.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





