Durrës, 19 prill 2014 – Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një 31 vjeçare nga Tirana dhe një 44 vjeçar nga Fushë Kruja, të cilët qenë shkaktarë të dy aksidneteve rrugore të regjistruara një ditë më parë në qarkun e Durrësit. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Mësohet se 31 vjeçarja E.K. ka aksidentuar pranë stacionit të trenit në Durrës me automjetin e saj tip Benz me targa TR 7686 R, një 60 vjeçar që po udhëtonte me biçikletë. 60 vjeçari P.L. ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin ushtarak në Tiranë, si pasojë e lëndimeve të marra nga përplasja me mjetin.
Ndërkohë 44 vjeçari nga Fushë Kruja, B.M., ndërsa po udhëtontë në drejtim të Krujës, ka humbur kontrollin e furgonit Benz me targa KR 4700° dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Bashkë me 44 vjeçarin ka mbetur i lënduar edhe një pasagjer i furgonit, shtetasi B.L., banues në një fshat të Krujës. Të dy të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin ushtarak në Tiranë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





