SHBA, 19 prill 2014 – Djali i tij 16 muajsh po qante pa ndalim duke e penguar të luante me X-Box. Kështu babai i tij 24 vjeçar ka gjetur një zgjidhje. I ka vënë dorën në gojë dhe hundë duke i zënë frymëmarrjen e duke e lënë pa ndjenja. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Florida, SHBA, ndërkohë që babai vrasës është Cody Wygant, që u akuzua për vrasjen e të birit dhe braktisjen e tij.

Pasi e ka lënë djalin pa ndjenja, e ka mbuluar me një çarçaf dhe ka vijuar për 5 orë me rradhë të luajë me videogames dhe të shohë serialin e tij të preferuar në TV. Nëna e të miturit nuk ishte në shtëpi, kur ndodhi ngjarja tragjike.

Kur mjekët mbërritën në shtëpinë e 24 vjeçarit, vogëlushi nuk merrte frymë prej kohësh. Burri tashmë është dërguar në burgun Citrus County. Ai u ka rrëfyer policëve, se djali i tij qante shumë dhe nuk po e linte të përqendrohej për të luajtur me X-Box dhe për të parë televizor.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/