19 prill 2014 – Gjumi i drekës është i rrezikshëm, pasi të shkurton jetën. Së paku kështu mendojnë autorët e një studimi shkencor të botuar në “American Journal of  Epidemiology”.

Studimi ka treguar se përgjithësisht të gjithë personat që e kanë zakon të tyre të përditshëm gjumin e drekës humbasin vite të tëra jete. Më tej studimi vazhdon duke treguar se këta persona që flenë pas dite një ore kanë shumë mundësi që të preken kryesisht nga sëmundje të aparatit të frymëmarrjes. 

Kjo pasi gjatë gjumit të pasdites, me shumë gjasa rritet mundësia e inflamacionit të organizmit, çka përkthehet rritje me një të tretën e rrezikut të vdekjeve të parakohshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/